Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka raportuar sot në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.
Sveçla, tha se është duke u punuar në hartimin për Projektligjin për pagat në sektorin publik.
Sveçla tha se, Ministria e Punëve të Brendshme, synon të krijoj një sistem të njëtrajtshëm të pagave dhe shpërblimet për të punësuarit në sektori publik dhe që paguhen nga buxheti i republikës së Kosovës
“Jemi duke punuar edhe në hartimin për Projektligjin për pagat ne sektorin publik, përmes së cilës synohet nivilizimi i të gjitha pagave të zyrtarëve publik adresimi i të gjitha vërejtjeve të ngritura nga Gjykata Kushtetues si pasoj e shfuqizimit të ligjit nga e njëjta gjykatë. Ministria e Punëve të Brendshme synon të krijoj një sistem të njëtrajtshëm të pagave dhe shpërblimet për të punësuarit në sektori publik dhe që paguhen nga buxheti i republikës së Kosovës”, tha ai.
Tutje, bëri të ditur se janë duke bashkëpunuar edhe e Ministrinë e Financave e më pas ky ligj do të procedohet për miratim edhe në Qeveri.
“Jemi duke bashkëpunuar më ministrin e financave që ligji të jetë sa më i saktë, brenda linjave buxhetore. Ligji është në përfundim dhe sapo të dakordohemi me Ministrinë e Financave do të procedohet për miratim në qeveri”, tha Sveçla./arbresh.info/
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...
Haradinaj uron ambasadorin japonez për Ditën Kombëtare: Japo...
I paraburgosuri kërcen nga kati i dytë i Pallatit të Drejtës...
Spiropali takon Raporterin e PE: Synimi ynë, mbyllja e kapit...
PDK nesër mban konferencë për media
Eksporti i TIK-ut pesëfishohet, Kurti: Teknologjia po bëhet ...