Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të dielën në ora 10:00, ku pritet të votohet qeveria e re e Republikës së Kosovës. Mandatari për formimin e qeverisë, kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, aktualisht ka vetëm dy ditë kohë për të prezantuar përbërjen dhe programin e kabinetit para deputetëve.
Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt 2025, Lëvizja Vetëvendosje doli partia më e madhe, por me vetëm 48 vende nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës, por që nuk mjaftojnë për shumicën prej të paktën 61 deputetësh të nevojshëm për të formuar qeverinë.
Mandatari Kurti ka shprehur përgatitjen për të qeverisur, por në negociata mbeten ende pikëpyetje për partnerë të mundshëm koalicioni.
Vendi gjendet në një bllokadë institucionale ku Kuvendi ka vonuar për muaj të tërë zgjedhjen e kryetarit, nënkryetarëve dhe përbërjes së plotë të parlamentit.
Nëse Kurti nuk siguron propozim qeverie me shumicën deri në orën 10:00 të së dielës, sipas Kushtetutës, presidentja do të ketë detyrë të emërojë mandatar të dytë për kryeministër brenda afatit prej 10 ditësh. Mandatari i ri më pas do të ketë 15 ditë për të propozuar qeverinë, por natyrisht nëse dëshmon se i ka numrat në Kuvend.
Nëse as ky përpjekje nuk rezulton, Republika e Kosovës mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare, të cilat presidentja duhet t’i shpallë brenda 45 ditësh pas konsultimeve me liderët e partive politike./rtk
Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen
Përparim Rama pret sot Dafina Zeqirin, do t’i dhurojë “Hyjne...
Sallahu falënderon punëtorët e Qendrave për Punë Sociale për...
Nuk ka pritje në pikat kufitare për të hyrë e për të dalë ng...
Kryetari Basha uron besimtarët katolikë për Festën e Krishtl...
Reshje bore dhe temperatura në minus, ky është moti për sot