Kurti: Dialogu në Bruksel ka të bëjë me statusin e marrëdhënieve midis dy vendeve

10:58 | 22 Korrik 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar 11 vjetorin e vendimit të GJND-së për pavarësinë e Kosovës.

Kurti në Twitter shkroi se më pak se dy muaj ishin vendimtare dhe miratuan një rezolutë që bënë thirrje për dialog, paqe dhe progres mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sot mbushen 11 vjet që kur GJND-ja vulosi ligjshmërinë e Pavarësisë së Kosovës. Më pak se 2 muaj më vonë, Kombet e Bashkuara miratuan një rezolutë që bën thirrje për një dialog për paqe dhe progres në mes Kosovës dhe Serbisë. Dialogu në Bruksel ka të bëjë me statusin e marrëdhënieve midis dy vendeve”, shkruan ai./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara