Konfirmohet për Arbresh.info, nesër në Shkup pritet të arrijnë kufomat nga aksidenti në Bullgari

10:42 | 2 Dhjetor 2021

46 trupat e viktimave do të mbërrijnë nesër në Shkup.

Për Arbresh.info, zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë Veriore, Muhamet Hoxha, tha se janë duke u bërë përgatitjet dhe procedurat e pritjes.

“Jemi duke punuar për tërë procesin e ardhjes së tyre. Nesër do të mbërrijnë në Shkup trupat e viktimat te  aksidentit në Bullgari”, ka thënë Hoxha.

Kufomat pritet të arrijnë në Aeroportin e Shkupit, ndërsa pritet të transportohen me avion ushtarak, të cilin e ka siguruar Qeveria e Bullgarisë.

Në aksidentin tragjik në Bullgari, humbën jetën 46 persona, mes tyre 12 fëmijë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara