Haradinaj: AAK vendos vetëm pesë ditë fushatë

13:05 | 15 Shtator 2021

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se ka vendosur që fushatën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021, ta kufizojë në 5 ditë.

“Duke pasur parasysh situatën e rëndë epidemiologjike me Covid-19, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka vendosur që Fushatën konvencionale për zgjedhjet lokale Tetor 2021, ta kufizojë në 5 ditë.

Poashtu jemi të përcaktuar që edhe këtë afat 5 ditor të fushatës, ta zhvillojmë në përputhje të plotë me kriteret dhe rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit. “, shkroi ai në facebook. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara