Haradinaj: AAK nuk do të votojë asnjë ligj, derisa të formohet Komisioni Hetimor

14:25 | 19 Prill 2022
A Z

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbajtur sot konferencë për media, ka njoftuar se nuk do të marrin pjesë në asnjë votim deri në formimin e Komisionit Hetimor për energjinë elektrike,

Haradinaj tha se sot ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte dhe qeveria e pengoi parlamentin për komision hetimor, dhe AAK nuk do të marrë pjesë në asnjë votim deri në themelimin e komisionit.

“Sot ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte dhe qeveria e pengoi parlamentin për komision hetimor. Grupi i AAK-së nuk do të marrë pjesë në asnjë votim deri në themelimin e komisionit. Ftojmë qytetarët që të vazhdojnë ta përkrahin fondin e sigurisë”, tha Haradinaj./arbresh.info/