Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të hënën inspektoi fillimin e asfaltimit t të rrugëve në Gllogjan të Deçanit.
Këto punime të fazës së dytë të projektit për Gllogjanin, kushtojnë rreth 650 mijë euro dhe pritet të përfundojnë brenda kësaj jave. Me përmbylljen e këtyre punimeve, Gllogjanit nuk i mbetet asnjë rrugë e pa asfaltuar.
I pari i MI-së duke i uruar qytetarët e Gllogjanit tha se ky investim është i vonshëm për një vend me merita të mëdha për lirinë e vendit.
Ndërsa kryetari i Deçanit, e falënderoi ministrin Lekaj për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Deçanit dhe tërë komunave në vend./arbresh.info/
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...