Dogana e Kosovës zbulon mbi 20 mijë euro të falsifikuara

11:16 | 4 Mars 2025
E.K

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve të rregullta të kryera në Qendrën Postare Tranzitore, janë zbuluar 20,886 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Sipas njoftimit, ky kontroll u realizua me përdorimin e teknologjisë së avancuar, përfshirë pajisjet X-Ray, që mundësojnë inspektime të detajuara.

Sipas njoftimit të Doganës, gjatë procesit të kontrollit janë gjetur sasi të monedhave të dyshuara si të falsifikuara, përkatësisht:

Në total, sasia e parave të dyshuara arrin vlerën e 20,885.00 euro.

Për shkak të dyshimeve të falsifikimit, ky rast është raportuar në Policinë e Kosovës për trajtimin e mëtejshëm sipas procedurave ligjore.

“Për shkak të dyshimeve për falsifikimin e monedhave, ky rast është raportuar në Policinë e Kosovës për trajtimin e mëtejshëm në përputhje me procedurat ligjore. Autoritetet doganore do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Policinë për të zbardhur plotësisht këtë rast dhe për të parandaluar aktivitetet e paligjshme të falsifikimit të monedhave”, thuhet në njoftim./Arbresh.info