Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu- Shoshi, tha se sot në Komisionin parlamentar për të Drejta të Njeriut kemi pranuar peticion nga Sindikata e Policisë së Kosovës me 5623 nënshkrime nga pjestarë të Policisë të Kosovës.
Ajo thotë se kërkesat e tyre janë të domosdoshme dhe duhet të aprovohen pa asnjë vonesë.
Postimi i plotë i saj:
Policia e Kosovës meriton përkrahje me vepra, boll me fjalë!
Në Komisionin parlamentar për të Drejta të Njeriut kemi pranuar peticion nga Sindikata e Policisë së Kosovës me 5623 nënshkrime nga pjestarë të policisë të Kosovës. Kërkesat e tyre janë të domosdoshme dhe duhet të aprovohen pa asnjë vonesë:
1. Ligji i pagave,
2. Shtesa e rrezikshmërisë në punë
3. Shtesa për punë të veçantë
4. Klasifikimi në koeficient për stafin civil
5. Shujta mujore
6. Shpërblimi për fund vit për performancë të mirë
7. Tre paga përcjellëse për të pensionuarit
8. Zbritja e përvojës së punës nga 0.5 në 0.25 për 15 vitet e para,
9. Sigurimi shëndetësorë dhe jetësor,
10. Ligji për pensionim në Policinë e Kosovës
Pushteti me votë në Kuvend duhet të dëshmoj përkrahjen!/Arbresh.info/
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...