Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Prishtina
07:20 | 22 Shtator 2021

09:30
Vazhdon procesi gjyqësor kundër ish-pjesëtarit të UÇK-së Salih Mustafës. (Hagë)

10:00
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla. (Ndërtesa e Kuvendit)

10:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton kërkesën e kryetarit të Kuvendit për interpretim të Rregullores së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

10:00
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për menaxhimin e situatës me Covid-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302

10:00
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkë-organizim me Komunën e Prishtinës, shënon “Ditën Ndërkombëtare pa Makina”. (Para “Ish-objekti Rilindja”)

10:00
Mbahet takimi i 203-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Platforma Zoom)

11:00
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK) prezanton publikimin “Engima e poezisë”, nga Sabri Hamiti. (Objekti i AShAK)

12:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për vitin 2020 dhe raportin e auditimit të Administratës Tatimore të Kosovës për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10

13:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, si dhe Raportin vjetor Financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

13:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë bën rishikimin e Planit të punës së Komisionit për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara