Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë rastin e përfshirjes së asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Besnik Mujeci në trafikimin e substancave narkotike.
Kjo sepse sipas saj, nuk është i vetëm, sikurse siç tha ajo “nuk ishte i vetëm as Martin Berishaj në tregtimin e rrymës me Serbinë. Sikurse nuk ishte e vetme Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes kur koordinohej me Radojcicin. Sikurse nuk është një person i përfshirë në keqpërdorimet e rezervave shtetërore.”, shkruan Arbresh.info.
“Tregtinë me drogë, koordinimin me Radojcicin, biznesin e rrymës së ambasadorit me Serbinë, hajnitë në KEK dhe të gjitha skandalet tjera do të ndëshkohen.”, ka shkruar Bajrami në Facebook.
Tutje ajo shkroi se “ndëshkimin më të madh do ta përjetoni nga vota e popullit.”
Kujtojmë që, Policia Shqiptare ka arrestuar asamblistin e LVV-së, Besnik Mujeci së bashku me katër të tjerë për transport të narkotikëve mga Prishtina në Tiranë./Arbresh.info
Lexo edhe:
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...