Ankesat për rrugët me borë, Ahmeti: S’jom mo!

11:09 | 11 Janar 2022

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas ankesave të qytetarëve lidhur me gjendjen e krijuar në rrugë pas reshjeve të borës.

Përmes një postimi në “Twitter”, Ahmeti ka thënë se nuk është më kryetar i Prishtinës.

“S’jom mo! Mos më shkruni për rrugë! Bashkëndjej edhe me juve edhe me komunën!”, ka shkruar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara