Ambasadori britanik takon Memli Krasniqin, flasin për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

15:49 | 21 Korrik 2021

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott është takuar sot me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se me ambasadorin Abbott kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, për zhvillimet politike në vend dhe për rolin që do të luaj PDK si lidere e opozitës në Kosovë.

Ky është postimi i plotë i tij:

Mbretëria e Bashkuar është partnere strategjike e jona dhe do të vazhdojë ta mbështesë zhvillimin dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës. Me Ambasadorin Nicholas Abbott, sot biseduam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, për zhvillimet politike në vend dhe për rolin që do të luaj PDK si lidere e opozitës në Kosovë./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara