Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, morën pjesë në përurimin e renovimeve në Klinikën e Radiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Ishim edhe më herët edhe të shërbimi nuklear brenda në këtë objekt, e cila është pajisur me teknologjinë me të re. Këtu kemi bërë adaptimin e korridoreve dhe hollit të pritjes. Vlera e këtyre investime është 393 mijë euro. Qëllimi ka qenë rregullimi i hollit në këto klinika që ndihmon në trajtim më të dinjitetshëm për pacientët. Vetëm në atë mjekësinë nukleare është blerë pajisje në vlerë prej 850 mijë euro”, tha Kurti.
Ministria Vitia tha se po investojnë në aparatura që qytetarët të marrin shërbimet brenda në Kosovë.
“Pamë një aparaturë poshtë këtij objekti te mjekësia nukleare, e cila ndihmon në diagostifikim të pacientëve dhe ndihmon që qytetarët t’i marrin shërbimet sa më cilësore”, tha Vitia.

Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...