Zgjatet orari për vaksinim në Prishtinë

17:00 | 10 Janar 2022

Qendra kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, sot ka bërë të ditur  se Drejtoria e Shëndetësisë së komunës së Prishtinës, ka marrë vendim që nga data 12 janar, do të zgjatet orari i vaksinimit në Qendrën e Mjekësisë Familjarë në lagjen Emshir.

Sipas njoftimit, vaksinimi nga e hëna deri të premten do të bëhet  nga ora 07:00- 19:00.

Ndërsa gjatë ditëve të vikendit, nga ora 07:00- 15:00, përcjell arbresh.info.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarê,

Duke ju falenderuar për përpjekjet tuaja për ruajtjen e imunitetit dhe rritjen e kërkesave për vaksinim me vaksinën kundër Covid-19, me qëllim që pritjet e  juaja të jenë sa më të shkurta dhe shërbimet më cilësore, Kujdesi Parësor Shëndetësor- Drejtoria e Shëndetësisë-Komuna e Prishtines në koordinim me Komitetin për Vaksinim dhe Sekretarin e Përgjithshëm në MSH kemi vendosur që duke filluar nga dita e mërkurë me dt. 12.01.2022 të zgjasim orarin e vaksinimit në QMF Vll nê Kalabri-Emshir si vijon:

E hënë – e premte nga ora 07:00-19:00

E shtunë e diele nga 07:00-15:00. / arbresh.info/

Lajmet më të lexuara