Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim ambasadorin e Norvegjisë ne Kosovë, Per Strand Sjaastad’s, me të cilin ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për implementimin e projektit për digjitalizimin e legjislacionit dhe harmonizimin gjuhësor të tij, të financuar nga shteti norvegjez, në vlerë prej 2.5 milionë eurosh.
Duke falënderuar ambasadorin Sjaastad’s, dhe shtetin norvegjez për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, krye parlamentari Veseli tha se me ane te digjitalizimit tё legjislacionit, qytetarët e Kosovës, mediat, organizatat e shoqërisë civile, partitë politike, institucionet e ndryshme, do tё kenë qasje tё lehtë edhe tё menjëhershme tek ligjet e Kosovës.
Veseli tha se ky projekt, i modelit “Lowdata”, si njëri nga modelet më tё avancuara tё digjitalizimit tё ligjeve, tё zbatuar me dekada tё tera nё shtetin e Norvegjisë, shënon hapin e parë të E-Qeverisjes nё Kosovë.
”Harmonizimi gjuhësor ёshtё komponenta e dytё e rëndësishme e këtij projekti. Ky harmonizim është tejet me rëndësi për shoqërinë tonë multietnike, ngase përmes tij evitohen mospërputhjet mes ligjeve në gjuhë të ndryshme. Në këtë drejtim jemi duke punuar së bashku me partnerët tanë në një fjalor zyrtar tre gjuhësh, shqip-serbisht-anglisht. Shumica e buxhetit për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm do të jetë donacion nga shteti i Norvegjisë ndërsa pjesërisht projekti do të financohet edhe nga buxheti ynë”, theksoi kryeparlamentari Veseli.
Ai shtoi se nga sot, demokracia parlamentare e Kosovës është më afër trendëve bashkëkohore të legjislacionit dhe transparencës ndaj qytetarëve.
Ambasadori norvegjez, Per Strand Sjaastad’s, nga ana e tij, theksoi se financimi i këtij projekti është konfirmim i mbështetjes së shtetit që ai përfaqëson, për reformat në Kosovë.
”Ky projekt do të jetë një mekanizëm shumë i rëndësishëm dhe i përdorshëm për të gjithë ligjvënësit, për profesionistët ligjorë, si prokurorët dhe avokatët, si dhe të gjithë qytetarët e thjeshtë në këtë vend”, theksoi ambasadori Sjaastad’s, duke shtuar se kontributi i Norvegjisë në këtë projekt do të jetë rreth 2.3 milionë euro.
Ai ka falënderuar Kryeparlamentarin Veseli për bashkëpunimin e ngushtë me shtetin norvegjez dhe ka vlerësuar lart rolin e tij për demokratizimin dhe transparencën e Kuvendit të Kosovës./arbresh.info/
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci