Stomatologu, Xhavit Karaxha është liruar nga paraburgimi.
Karaxha u arrestua në fund të muajit gusht si i dyshuar për vdekjen e 35-vjeçares pasi nxori një dhëmb në ordinancën e tij në Malishevë.
Lajmin për lirimin e stomatologut e ka bërë të ditur avokati, Besnik Berisha i cili ishte në anën e mbrojtjes së stomatologut.
Sipas tij, Karaxha ishte dërguar në paraburgim për “një veprim që nuk përbën krim”,
“Kjo gjykatë, duke aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë së ushtruar nga studio jonë, sot liroi nga masa e paraburgimit z. Karaxha. Aktgjykimi i Supremes vë në pah kundërligjshmërinë e caktimit dhe vazhdimit të masës së paraburgimit për z. Karaxha pa shkak ligjor”, ka shkruar Berisha në Facebook./Arbresh.info
Policia zbardhë detajet e fundit nga rasti që ndodhi në Vete...
Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës mbështetë Marshi...
Ekskluzive: Një person vetëvritet në dalje të autostradës ng...
KQZ: Edhe 400 vendvotime kanë mbetur të rinumërohen
Presidenti i Iranit paralajmëron për paqëndrueshmëri rajonal...
Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash...