Tre persona janë ndaluar për 48 orë, si të dyshuar për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” si dhe “‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Prokurotria Themelore ka njoftuar se në rastin konkret me vendim të Prokurorit të shtetit, janë ndaluar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale, dhe po ashtu gjatë këtij operacioni janë sekuestruar substanca narkotike me peshë të përgjithshme katër Kg e 945.27 gram, tre telefona, dy vetura, dy pistoleta, gjashtëdhjetë e katër (64 fishek) si dhe para të gatshme rreth katër mijë euro.
Prokurori i shtetit në përputhje me afatin ligjor do të parashtron kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurëve.
Hetimet vazhdojnë, në koordinim dhe bashkëpunim me Njësitet përkatëse po ndërmarrin masa hetimore për zbardhjen e rastit në tërësi./Arbresh.info/
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri
Nga Shtëpia e Bardhë thonë se Trump dhe Putin zhvilluan një ...
Egjipi i Salahut siguron pozitën e parë dhe kualifikimin tut...
PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 ...
Bleron Fetahi largohet nga Llapi