Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Ganimete Musliu, ka thënë se në mbledhjen e sotme patën një takim me drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti.
Sipas Musliut në këtë takim është biseduar për gjendjen e sigurisë në vend, në veçanti në katër komunat në veri të vendit. Atje, sipas Musliut gjendja është pak e brishtë për siç ka thënë, ndërhyrjeve të Serbisë në aktivitetet e shtuara të strukturave ilegale dhe organizatave të ndryshme radikale.
“Konstatojmë se gjendja e përgjithshme e sigurisë ne vend është stabile. Situata më e brishtë në republikën e Kosovës paraqitet në kuadër të 4 komunave ne veri për shkak te ndërhyrjeve nga Serbia në aktivitetet e shtuara të strukturave ilegale dhe organizatave të ndryshme radikale. Serbia përmes strukturave të saja po bënë përpjekje për të rritur gatishmërinë tek serbet lokal dhe tensionim të situatës në Kosovë. Serbia ka angazhuar mekanizmat e saj ilegal për të monitoruar aktivitetet e strukturave te sigurisë në Kosovë por edhe të bëjë lëvizje të strukturave ndërkombëtare që përkojnë në Kosovë”, tha ajo./eo/
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave