Kryesia e Kuvendit ka vendosur sot që nesër të mbahet searnca e jashtëzakonshme lidhur me korrigjimin e kufijve, me kërkesë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Deputeti i Partisë Social Demokrate, Dardan Sejdiu tha pas mbledhje së Kryesisë se presin që nesër të kalojë rezoluta e cila ka të bëjë për dialogun me Serbinë, përcjell arbresh.info.
Partia ka një kohë që e ka kërkuar një seancë për të biseduar për dialogun. Presidenti po vazhdon aventura në këtë drejtim, kjo është republikë parlamentare dhe dialogu duhet t’i kthehet Kuvendit. Rezoluta që do të prezantohet nesër besoj që do t’i ketë votat e nevojshme dhe dialogu t’i kthehet Kuvendit. Më pas Kuvendi duhet të caktoj një ekip negociator dhe të diskutohet se çka do të bëhet në këtë dialog. Çdo rast i tillë është në shpërputhje më Kuvendin. Kuvendi është vendi i vetëm dhe si parti do të përkrahim çdo iniciativë që e kthen dialogun nën menaxhimin e Kuvendit”, është shprehur Sejdiu./Arbresh.info
Jasir Asani është larguar nga Irani pas ngjarjeve të fundit:...
Kancelari gjerman pritet të takohet me Trumpin
Si e arsyetoi Gjykata vendimin që tre të dyshuarit që u kapë...
Forcimi i ligjshmërisë së komunave, Krasniqi nënshkruan rreg...
Kosova dhe Luksemburgu drejt thellimit të bashkëpunimit në m...
Slogane nacionaliste vendosen në objektin e Ambasadës së Kos...