Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka tërhequr nga Kuvendi projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin me Malin e Zi për të bërë ndryshimin dhe plotësimin e këtij projektligji përkatësisht aneks marrëveshjen e bërë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaqi dhe Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq për rishikimin dhe korrektimin e kësaj marrëveshje në rast të gabimeve eventuale, raporton Zeri.info.
Qeveria bëri të ditur se projektligjin e ri (të ndryshuar), për demarkacionin do ta kthejë sërish në Kuvend sot në orën 16:00 kur edhe do të mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë.

Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit