Një aksident me humbje jete ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në Hajvali, ku një i ri me motor është përplasur nga makina dhe më pas ka humbur jetën.
Makina e cila ka aksidentuar të riun është larguar nga vendi i ngjarjes, shkruan arbresh.info.
Policia dhe ambulanta janë gjetur më pas në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
Raporti i Policisë
Veternik,Prishtinë 03.07.2022-23:46. Raportohet se një i dyshuar i panjohur derisa ka qenë duke lëvizur me veturë me targa lokale ka goditur motoqkletën që drejtohej nga viktima mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur. Si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
lexo edhe:
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...