Prishtina e Tirana bëhen bashkë për të ndihmuar Tetovën

13:19 | 9 Shtator 2021

Incidentit që ndodhi mbrëmë në Tetovë, ku mori flak një spital, u mori  jetën 14 personave dhe 12 të tjerë u lënduan shkruan arbresh.info.

Për këtë rast ka reaguar edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka shprehur gatishmërinë dhe ka ngushëlluar familjet e viktimave.

Postimi i plotë;

Mbrëmë dhe sot, bashkë me Erionin jemi në kontakt me kryetaren e Tetovës, Znj. Teura Arifaj.  Në këtë tragjedi fjalët janë të mangëta, përvec se në këto kohë të vështira për të gjithë qytetet tona, ku viktimat janë të përditshme, një tragjedi e tillë na shton dhembjen.

Jemi gati ta ndihmojë njëri tjetrin në rast nevoje me mundësitë që i kemi e ndonjëherë kjo është së paku ngushëllimi për të gjithë familjaret dhe qytetarët e Tetovës.  Për më shumë çkado që kërkohet nga Tirana e Prishtina e Unioni i bashkive do të ofrojmë maksimalisht.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjet!

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara