Ekipe të përbashkëta të policisë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë së RKS-së, Nr.01/59, i datës 04.02.2022 për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë Covid-19, gjatë vikendit ka marrë një aksion në rajonin e Ferizajt.
Në kuadër të këtij aksioni të policisë, përvec vërejtjeve policore, policia ka shqiptuar 82 gjoba për mos respektim të orarit të lëvizjes sipas vendimit në fuqi, gjithashtu për ç’do ndalje në komunikacion ka bërë verifikimin i secilit person dhe automjet, shkruan arbresh.info.
Gjobat e shqiptuara:
Këto masa, në masë të madhe janë duke u respektuar nga shumica e qytetarëve, të cilët edhe i falënderojmë, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat dhe ndaj tyre policia ka qenë e detyruar tu shqiptojë gjoba.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim dhe respektim të masave Covid-19, sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Apelojmë tek qytetarët dhe pronarët e lokaleve, që ti respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe shëndetit publik.
Ndërkaq, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj fton qyetetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione se persona, apo që në vende të caktuara nuk respektohen masat Anti-Covid-19 të lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406, dhe policia do të marrë të gjitha masat e nevojshme , sipas ligjit antiCovid-19./arbresh.info/

Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...