Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka njoftuar se pas bojkotit të punës nga gjyqtarët dhe punonjësit mbështetës ka nisur të enjten puna normalisht në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) është informuar se gjyqtarët dhe punonjësit mbështetës nga komuniteti serb janë duke vazhduar punën normalisht në Gjykatën Themelore të Mitrovicës”, thuhet në njoftim.
Gjyqtarët dhe stafi mbështetës s’kanë shkuar të mërkurën në gjykatë si shenjë proteste për dënimin me burgim të deputetit serb, Ivan Todosojeviq, i cili kishte bërë deklarata fyese për masakrën e Reçakut.
KGjK u ka bërë thirrje të gjithë gjyqtarëve dhe punonjësve mbështetës të sistemit gjyqësor që të angazhohen për kryerjen e detyrave të punës, të përcaktuara me Kushtetutë, Ligj dhe akte përkatëse nënligjore./arbresh.info/
KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë
Bashkimi godet fuqishëm, transferon Adrio Baileyn
E rëndë në Australi, një burrë humbet jetën pasi u sulmua ng...
Albion Rrahmani gjen golin e radhës në Çeki
I shpëtoi sulmit rus, ambasadori shqiptar: Raketa depërtoi e...
Presidentja e Komisionit Evropian: Iranit s’duhet t’i lejohe...