Tensionet e mëdha mes Turqisë dhe Suedisë, janë kryefjala kohëve të fundit në mediat botërore.
Ndërsa se fundmi në shtetin suedez, lideri i partisë politike të ekstremit të djathtë, Rasmus Paludan, gjatë protestës para ambasadës së Turqisë në Stokholm djegi librin e shenjtë të myslimanëve si formë proteste.
Ish-presidenti i Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shpallin danezo-suedezin, person non grata në Kosovë.
Veprimin e Rasmus Paludan, ku djegi librin e shenjtë të Kuranit, Pacolli e ka cilësuar si veprim i neveritshëm dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj myslimanëve të botës.
“Pas provokimit të fundit të nacionalistit danezo-suedez para ambasadës turke në Stokholm ku djegi librin e shenjtë të Kuranit, shpresoj që Qeveria e Kosovës, sa më parë, në solidaritet me popullin turk, të shpall Rasmus Paludan person non grata në Kosovë. Veprimi i tij është i neveritshëm dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj muslimanëve të botës”- ka shkruar Pacolli. /arbresh.info/
Së shpejti raportet për dëmet e shkaktuara nga vërshimet
Zhduket një nuse në Prishtinë, vjehrri e raporton rastin në ...
Vritet ish-futbollisti i kombëtares së Austrisë
“Hyrremi” reagon pas tërmetit: Lutemi për Turqin...
Bellingham refuzon dy oferta, po pret atë të Real Madridit
Ligji i pagave, Kuvendi shqyrton Projektligjin e buxhetit të...