Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë të përbashkët me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se ka paralajmëruar që nëse nuk merren seriozisht seriozisht sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it, Serbia do të motivoj sulmet e tjera
Osmani përmendi edhe sulmin e 24 shtatorit duke thënë se Serbia qëndron prapa si në organizim dhe furnizim me armatim, shkruan Arbresh.info.
Tutje ajo tha se në mënyrë që të mos përsëritet një gjë e tillë, duhet që Serbia të thirret në përgjegjësi për atë.
“Kam kënaqësinë z. Stolteberg që po iu takoj sërish pas asaj që u takuam. Në një kohë sfiduese jo vetëm për ne. Kosova është një shtet demokratik. Njëzet e katër vite më parë e fituan lirinë. Jemi gjithmonë falënderues ndaj NATO-s. Siç e dini me 24 shtator ndodhi një akt terrorist që Serbia qëndron prapa si në organizim dhe furnizim me armatim. Duke mos dashur të përsëritet ajo duhet Serbia të thirret në përgjegjësi për atë. Pata paralajmëruar atëherë se nëse nuk merren seriozisht sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it, se do ti motivoj për sulmet e tjera. Serbia mbetet destabilizuar e Ballkanit prandaj duhet thirrur në përgjegjësi. Bashkëpunimi me aleatët tanë do të jetë gjithmonë synim. Kosova me aleatët në një anë Serbia dhe terroristët në anën tjetër. Anëtarësimi i Kosovës në NATO është synimi dhe çështja kryesore për sigurinë në Ballkan. NATO mundet ti dërgoj mesazhe të qarta që ti heq forcat dhe ta mbyll qendrën ruse në Nish. Besoj fuqishëm se përpjekjet tona të përbashkëta do të çojnë në stabilitet”, u shpreh Osmani./Arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen