Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Markdorf të Gjermanisë, ku një shqiptar ka shkuar të vendi i punës së ish-gruas dhe e ka qëlluar për vdekje
47-vjeçari shqiptar është arrestuar nga policia dhe ndodhet në paraburgim. Kjo është bërë e ditur nga prokuroria publike në Konstanz dhe selia e policisë në Ravensburg në një deklaratë të përbashkët.
Gjithashtu thuhet se është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e krimit. Policia dyshon se dëshmitarët e kanë parë krimin, por janë larguar nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia dhe bën apel se kushdo që ka parë diçka duhet të denoncojë.
Sipas raporteve, burri mësohet se ka qëlluar 44-vjeçaren në gjendje të dehur. Ajo ka ndërruar jetë në vend. Nga sulmi nuk ka persona të tjerë të lënduar dhe motivi i krimit është ende i paqartë.
Korenica: Në mars do hyjë në agjendën legjislative për plotë...
13 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Goditet grupi kriminal për heroinë dhe kokainë në Tiranë
Ambasadori francez thirrje kosovarëve të kursejnë energjinë,...
Selimi: Disa diplomatë më thanë që 6 pikat e Kurtit janë “ha...
Daçiq: Qëndrimi i SHBA-së ndaj nesh ka ndryshuar, pa Washing...