Një barnatore është grabitur sot rreth orës 09:40 në lagjen ‘Ulpiana” në Prishtinë.
Dyshohet se një person nën kërcënimin e armës së ftohet ka grabitur sasi të barnave dhe shiringave në vlerë prej 800 euro.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.
“Sot rreth orës 09:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një barnatore në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i dyshuar nën kërcënim të armës së ftohtë ka grabitur sasi të barnave dhe shiringave (në vlerë rreth 800 euro). Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.”, tha Ahmeti./Arbresh.info
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...