Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e sotme ka arrestuar një femër në Mitrovicë, lidhur mbi dyshimet e bazuara se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Spiunazhi”.
Lidhur me rastin, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërkohë njësitet relevante të Policisë së Kosovës po kryejnë bastisje në banesën e të dyshuarës, për t’i siguruar provat.
“Prokurori i shtetit, ndaj të dyshuarës do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale”, thuhet në komunikatë./Arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë