Deri më sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 3 aplikime për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, shkruan arbresh.info.
E një nga to është edhe Lista Guxo.
Iniciativa Qytetare Lista Guxo, ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Ferizaj.
Lajmin per arbresh.info e ka konfirmuar, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Deri më sot, 9 korrik 2021, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 3 aplikime për t’u ceritifkuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit: Partia politike Lëvizja Qytetare Vatra, ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Gjilan; Kandidati i pavarur, Kastriot Bushi ka aplikuar për certifikim për Kryetar Komune në komunën e Kaçanikut; dhe Iniciativa Qytetare Lisa Guxo, ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Ferizaj”, tha Elezi./arbresh.info/
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...
Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në ...
Në Prishtinë u mbajt akademia përkujtimore “Ditët e Shqipes”...
Tragjedi në Austri: Humb jetën 19-vjeçari nga Kosova në një ...