Kurti shpalos programin, kompani ajrore publike dhe trajnime për aviacionin civil

21:30 | 24 Maj 2026
E.H

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shpalosur programin e partisë së tij për zgjedhjet e 7 qershorit në një tubim në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Pjesë e programit Kurti tha se është edhe krijimi i një kompanie ajrore me kapital publik, e cila do të ndërtohet në partneritet me aktorë të rëndësishëm të industrisë së aviacionit brenda dhe jashtë vendit.

“Kompania ajrore me kapital publik, me aktor e partneritet të rëndësishëm të industrisë së aviacionit brenda dhe jashtë vendit. Në të njëjtën kohë do të investohet në shkollimin, trajnimin dhe certifikimin e specialistëve të aviacionit civil për të krijuar kapacitet profesionale vendore dhe për të zhvilluar një sektor të qëndrueshëm të aviacionit në Kosovë”, ka thënë Kurti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale