Gjatë një takimi me Shoqatën Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës në Prishtinë, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka prezantuar planin e tij për kujdes ndaj të moshuarve, duke përfshirë kujdesin shëndetësor dhe rekreacionin e tyre.
“Plani jonë për të moshuarit e kryeqytetit ka për qëllim kujdesin shëndetësor shtëpiak, të cilin në cilësinë e ministrit e kam realizuar në disa komuna, por në Prishtinë kjo nuk mundësuar për shkak të mungesës së bashkëpunimin me autoritetet komunale. Ne do të ofrojmë kujdes falas shëndetësor në shtëpi për të moshuarit, duke e rritur në 100 numrin e mjekëve. Mjafton një telefonatë dhe ekipi i mjekëve dhe teknikëve do të vije në shtëpi”, ka thënë Abrashi.
Ai potencoi se plani i tij parasheh ndërtimin e dy vendqëndrimeve ditore për të moshuar, ku ata do të kenë mundësi të takohen dhe të merrem me aktivitete të lira. “Fatkeqësisht as kjo nuk është mundësuar në Prishtinë për shkak të mungesës së bashkëpunimit me komunën”, ka thënë Abrashi.
Ai tha se pensionistëve do t’ju mundësojë transport falas në të gjitha linjat që funksionojnë në Prishtinë. “Do t’i përkrahim edhe transportuesit privat që ata më pas t’ju mundësojnë pensionistëve transport falas”, ka thënë Abrashi.
Sipas Abrashit, do të ndahet një buxhet i komunës për aktivitete për rekreacion për pensionistë, nëpërmes sindikatës, në mënyrë që ata të kenë një kalendar të rregullt.
Kryetar i Shoqatës së Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës në Prishtinë, Shaip Vitija, ka thënë se si ministër, Abrashi ka dhënë dëshmi për kujdesin ndaj pensionistëve dhe për këtë ne kemi qenë të kënaqur.
Raportohet se shefi i Pentagonit po e monitoron operacionin ...
Kryeministri australian: Australia është me popullin iranian
“Nuk kemi marrë pjesë në sulm”, Britania: Iranit nuk duhet t...
Dalin pamje të reja nga Teherani, njerëz në nxitim e kolona ...
Vijon kundërpërgjigja në disa fronte nga Irani, pas Bahreini...
SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Ajatollah Khamenei largohe...