Enis Kervan, deputet i Kuvendit të Kosovës nga grupi parlamentar multietnik, ka falënderuar Kosovën për solidarizimin me Turqinë pas tërmetit që la mijëra të vdekur. Nga foltorja e Kuvendit, Kervan shprehi krenarinë që Kosova qëndron krah vendeve të prekura nga tërmeti.
Kervan ka përmendur edhe kontributin e ushtarëve të FSK-së atje, të cilët arritën të shpëtojnë disa qytetarë të mbetur nën rrënoja.
“Në këto ditë të vështira dhe plotë vuajtje ne jemi solidarizuar me Turqinë. Kosova është mobilizuar për t’u ndihmuar. Shpreh edhe njëherë mirënjohjen time për presidenten, kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit te cilët ofruan mbështetje. Falënderoj pa fund të gjithë liderët e partive politike, koleget deputet për solidaritet. Jam krenar sepse Kosova ime e cila ka vuajtur që sa vite tani është bërë një vend i fort i cili qëndron përkrah vendeve mike duke shëruar plagët e atyre që janë duke vuajtur. Shpëtimi i fëmijës nga ushtarët tanë më bëri krenar. I falënderoj ushtarët tanë. Jemi krenar që jemi kosovarë dhe jemi krenar që jetojmë me ju dhe jemi krenar me shtetin tonë”, tha ai./EO
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...