Ministrja e MMPH-së, Albena Reshitaj dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi që ka të bëjë me realizimin e projekteve në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.
Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli, shkruan Arbresh.info.
Ai e ka përgëzuar ministren Reshitaj dhe kryetarin Bahtiri gjatë një konference për media për siç ka thënë, përkrahjen e fuqishme që po japin për Mitrovicën.
“Përgëzoj Agim Bahtirin, e përgëzoj ministreshën që ka dhënë një përkrahje të fuqishme Mitrovicës dhe i ka hapur rrugë edhe ministrive të tjera që të përkrahin Mitrovicën”, ka thënë Pacolli.
Ai u ka bërë thirrje kolegëve të tij deputetë që të japin të njëjtën përkrahje për këtë komunë./Arbresh.info
Gjashtë projekte për mjedisin, në vlerë prej 2.5 milionë euro i ka dorëzuar sot Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në këtë komunë./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1698890810176004/
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...
Haradinaj: VV po pret përfundimin e mandatit të presidentes,...