I gjenden 950 mijë cigare pa banderola, i kërkohet masa e paraburgimit

10:08 | 20 Dhjetor 2018

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj kundër të pandehurit L.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Tregtia e ndaluar”.

“I pandehuri, me urdhër të prokurorit të shtetit gjendet në ndalim prej datës 18 dhjetor 2018 sepse ekziston dyshimi i bazuar se më datën 18.12.2018, pa autorizim ka blerë dhe shkëmbyer mallin ashtu që pas kontrollit nga Njësiti Antikontrabandë-Dogana e Kosovës, në automjet kanë hasur cigare pa banderola, gjithsej 950,000 copë nga Maqedonia, të njëjtat iu kanë sekuestruar, me ç’rast i iu ka shmangur detyrimeve doganore në shumë prej 52, 545.60 Euro”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara