Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka kthyer përgjigje deputetit të PDK-së Hajdar Beqës i cili i tha se duhej ta lexonte me kujdes para se ta intepretonte opinionin e Komisionit të Venecias në lidhje me Byronë Shtetëore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, shkruan arbresh.info.
Haxhiu u shpreh se në këtë rast ajo nuk ka interpretuar, por vetëm ka cituar, teksa tha se “ndërhyrjet nga e kaluara në sistemin e Drejtësisë, po na pamundëson t’i luftojmë peshqit e mëdhenj”.
“Roli i komisionit është të dërgoj këshilla ligjore në shtetet anëtare. Është hera e parë që një qeveri konsultohet me komisionin e Venecias. Unë jam ministre ky është kryetar parlamenti. Sot merreni secilin që është në fuqi nëse dëgjojmë ka me jep shumë rekomandime sepse komisioni i Venecias jep këshilla anëtarëve. Prandaj fjalët apo akuzat që ky projektligj po bëhet për hakmarrje politike është dashur m’u nis prej vetes sepse ka pasur ndërhyrje të mëdha në sistemin e drejtësisë nga qeveritë e kaluara, dhe ka bërë që sot të kritikohemi si nuk i kemi luftuar peshqit e mëdhenj”.
“Në kohën e qeverisë Kurti 1 bashkë me zotëri Arben Gashi kemi bërë harmonizim të programit qeverisës dhe kemi propozuar këtë mekanizëm. Unë nuk interpretova opinionin e Venecias por citova. Ftoj mediat që mund t’i publikojnë deklaratat e mia që janë citime sepse në asnjë moment nuk kam interpretuar”, tha ajo./arbresh.info/
Hekuran Murati: Buxheti 2026 është i përkohshëm dhe emergjen...
LDK nuk mbështet Buxhetin 2026, Lushaku kërkon votimin e ame...
Tahiri: PDK nuk do ta votojë Buxhetin 2026
Nagavci: VV mbështet Buxhetin 2026 dhe amendamentet për Pris...
Dështon rezoluta për ish-krerët e UÇK-së, deputetët maqedona...
Deputeti Zlatan Elek largohet nga Kuvendi, Nikoliq merr vend...