Fillon takimi Kurti – Vuçiq

14:18 | 18 Mars 2023

Ka filluar takimi trepalësh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.

Para këtij takimi, pala kosovare dhe ajo serbe kanë zhvilluar takime të ndara me Borrellin e Lajcakun, ndërsa pritet që pas takimit Kurti – Vuçiq palët të deklarohen për medie.

Sot në Ohër, kryeministri Kurti është takuar edhe me të dërguarin e ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Siç dihet tashmë, në këtë takim do të diskutohet për planin e zbatimit të propozimit evropian, për të cilin Kurti tha se s’mund të ketë marrëveshje, meqë edhe teksti i këtij aneks-plani ende është i papërfunduar./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale