Me thirrje ” Nuk ka drejtësi nuk ka shtetësi”, ” Mbaju prokuror se nga bere horë”, dhe ” Lumez ik”, ka filluar protesta e thirru nga Lëvizja Vetëvendosje për shkarkimin e Kryeprokurorit Aleksander Lumezi.
Në këtë protestë e cila ka filluar në ora 11:55, janë mbledhur një numër i konsideruar i qytetarëve nga e mbarë Kosova.
E përveç qytetarëve në turmë janë edhe Deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo protestë është e parë e thirru nga Lëvizja Vetëvendosje që nga paralajmërimi se do të organizojnë protesta të vazhdueshme më moton “PANhajnis”, për ta rrezuar ketë Qeverisje.
Në këtë protestë një fjalim para protestuesve pritet ta mbaj lideri i saj Albin Kurti.
Kujtojmë se kjo protestë është thënë se do të jetë paqësorë.
E numri i madhe i Policëve tashmë janë duke e mbikëqyrur protestën dhe kanë rrethuar Zyrën e Kryeprokurorit në Prishtinë, vendin edhe ku po mbahet protesta./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/445144039647319/
Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LD...
Emisari i dialogut Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtë...
Lladrovci i jep përkrahje PDK-së dhe Ajazit si Ushtrues dety...
Bella Hadid shijon pushimin në Rivierën Franceze pas tapetit...
Nis sanimi i kanalit kryesor të ujitjes në Burim të Istogut
Osmani: Gjakovarët gjithmonë i kanë dalë zot Kosovës