Seanca e jashtëzakonshme e caktuar për sot për Ratifikimin e Marrëveshjes me Malin e Zi, ka tërhequr me të madhe vëmendjen e zyrtarëve të huaj në Kosovë.
Pas ambasadorëve të huaj të cilët gjatë gjithë kohës janë përpjekur t’i bindin deputetët për ta votuar marrëveshjen mes Kosovës e Malit të Zi, në Kuvendin e Kosovës është parë edhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Thuhet se ajo i ka mbledhur kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj në një takim të përbashkët.
Seanca ishte caktuar të niste në ora 11:00 mirëpo kanë kaluar më shumë se dy orë dhe ende nuk ka ndonjë lëvizje se ajo mund të nisë.
Shkak për këtë janë bërë Lista Serbe e cila e ka lëshuar Kuvendin dhe e cila ka bërë të ditur po ashtu se nuk do ta votoj Demarkacioni dhe po ashtu LDK-ja e cila po kuzhtëzon votimin e Demarkacionit me largimin nga Projektligji të raportit të Komisionit të Shpejtim Bulliqit.

Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...