Me rastin e dyvjetori të vdekjes së aktivistit Astrit Dehari, Lëvizja Vetëvendosje bën Homazhe të varri i tij me fillim nga ora 10:00.
Pas kësaj Vetëvendosje poashtu do të zhvillojë vizitë te familja e aktivistit Astrit Dehari si dhe do të dhurohet gjak në mënyrë vullnetare në zyrën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton Indeksonline.
Agjenda e plotë me rastin e dyvjetorit të vrasjes së aktivistit Astrit Dehari:
. 10:00 – Homazhe te varri i Astritit
11:00 – Vizitë te familja Dehari
11:30 – Studentët e fakultetit të Mjekësisë bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe kolegët e tij fillojnë vizitën mjekësore në familjet e varfëra në Prishtinë dhe Fushë Kosovë (Ky aktivitet do bëhet edhe ne Prizren e Vushtrri)
11:30 – Vendoset tabela me emrin e rrugës “Arbënor e Astrit Dehari”
13:30 – Tribunë: ”Dy vjet pa Astritin, padrejtësia vazhdon”, te salla ceremoniale e Fakultetit Filologjik. Flasin: Xhelal Sveçla, Arben Vitia, Arlind Lika (mjek dhe shok i Astritit)
15:00 – Dhurimi i gjakut – Dhurimi vullnetar i gjakut në zyrën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! (rr.Kasëm Haxhimurati, Prishtinë)
Përfundon takimi trepalësh SHBA, Rusi dhe Ukrainë në Abu Dha...
Me pranga dhe kokë ulur, të dyshuarit për manipulim me vota ...
Kërkohet paraburgim ndaj 11 të ndaluarve për manipulim votas...
Policia gjen armë, municion dhe granata dore në një shtëpi t...
SHBA, temperatura deri në -46 gradë/Gjendje e jashtëzakonshm...
Rama: Nis puna për rritjen e kapaciteteve të Shërbimit Onkol...