Kandidati i AKR-së, për Mitrovicën në balotazhin e 19 nëntorit, ka mbajtur sot një tubim elektoral në këtë qytet bashkë me Albin Kurtin e Vetëvendosjes.
Bahtiri ka thënë para dhjetëra qytetarëve se mandati i tij i ardhshëm si kryetar i Mitrovicës do të jetë më i fuqishëm se ai i pari, shkruan arbresh.info.
“Jam i bindur se ky mandat do të jetë më i fuqishëm se i pari. Sot nuk kemi ardhur për parti, të gjithë jemi një trup dhe një grusht i fuqishëm. Ne sot o kurrë duhet një bashkim i fuqishëm dhe një referendum gjithëpopullor”, ka thënë Bahtiri.
Ai është shprehur se ka lënë një familje prej 32 anëtarësh në Holandë dhe ka ardhur në Mitrovicë ku ka gjetur një familje prej 72 mijë banorësh.
Bahtiri ka lavdëruar shumë me këtë rast Albin Kurtin duke thënë se ai ka qenë çdo herë njeriu më i respektuar në jetën e tij./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1595543107177442/
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane