16-vjeçari, i cili mbeti i plagosur nga arma e zjarrit në Istog, ka përfunduar operimin dhe nga Emergjenca është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës (QKUK).
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës, Naser Syla.
Syla theksoi se operimi ka përfunduar, mirëpo gjendja e 16-vjeçarit vazhdon të jetë e rëndë.
“Ka shku për trajtim në njësi intensive në Pediatri. Gjendja është e rëndë”, tregoi Syla.
Kujtojmë se Inspektorati Policor i Kosovës e ka arrestuar një zyrtar policor në Dubravë të Istogut, i cili dyshohet se e plagosi aksidentalisht në kokë të miturin, të cilin e ka familjar.
“Bazuar në hetimet preliminare fillestare dyshohet se rasti ka ndodhur në shtëpinë e zyrtarit policor i cili deri në këtë fazë të hetimit dyshohet se aksidentalisht ka shkrepur armën zyrtare. Personi i dyshuar në këtë rast (zyrtari policor) është arrestuar nga Inspektorati Policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra”, ka konfirmuar IPK-ja./Arbresh.info
Lexo edhe:
Arrestohet dhe suspendohet nga puna polici që plagosi në kokë familjarin e tij 16 vjeçar në Istog
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen