Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 14 raste të reja të infektuara me COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.483.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
10 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.413 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.587.467 doza të vaksinës.
Deri më sot 744.671 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.696 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.483.
Në total numri i rasteve aktive është 444./arbresh.info/
LEXO EDHE:
Aksident tragjik në Durrës, makina bie nga Ura e Dajlanit, h...
Bajrami paralajmëron opozitën: Shkuarja në zgjedhje për pres...
Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë
Diell dhe temperatura me minus, si do të jetë moti sot?
Muriqi thirrje tifozëve: Tash është koha për t’u bashkuar, j...
Zjarri në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, vdes një 80 vje...