14 kongresistë amerikanë në darkë te Gjuriqi, Haradinaj: Kryeministri ynë komunist, krenohet që ka ulur shpenzimet për dreka e darka

17:58 | 5 Dhjetor 2021

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shpërndarë një fotografi të një darke të ambasadorit serb në Serbi, Marko Gjuriq, me 14 kongresistë amerikanë.

Ai në mbishkrimin e kësaj fotografie të publikuar në Facebook, ka thnëë se e kryeministri ynë komunist, krenohet që ka ulur shpenzimet për dreka e darka, transmeton arbresh.info.

“14 kongresistë amerikanë nga Komisioni i Punëve të Jashtme, Komiteti Ushtarak dhe Komisioni i Sigurisë në Dhomën e Përfaqësuesve, në darkë te ambasadori serb në Ëashington, e kryeministri ynë komunist, krenohet që ka ulur shpenzimet për dreka e darka”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka bërë edhe një pyetje: Çfarë do të ndodh me dialogun dhe Asociacionin me këtë qasje komuniste të kryeministrit tonë?  /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara