Ridvan Berisha: Qytetarët me lotë në sy më tregojnë se si s’kanë para për medikamente

16:27 | 7 Prill 2021

Ridvan Berisha në një postim në rrjetin social “Facebook” përmes një shkrimi dhe videoje ka shprehur shqetësimet e qytetarëve të cilët nuk kanë mundesi financiare për b;erjen e medikamenteve, transmeton Arbresh.info.

Ai ka thënë që marrja e vaksinës është zgjidhja e vetme sipas mjekëve.

Postimi i plotë:

Ka plote paciente ne gjendje te rende nga Covid, Klinika Infektive ne Prishtine duket se eshte me e pergatitura per te trajtuar te semuret me kete virus. Sipas familjareve te te prekurve nga ky virus situata ne klinikat e tjera ne SHSKUK nuk krahasohet me kapacitetin reagues qe e ka aktualisht Klinika Infektive. Problemi i vetem qe mund te ngritet ndoshta ka te beje me domosdoshmerine e rritjes se stafit te infermiereve, te cilet bashke me mjeket, tash e me shume se nje vit, ndodhen ne hall te madh, me ballafaqimin e nje kontigjenti te jashtezakonshem te te prekurve nga ky virus qe mori jeten e gati te dy mije kosovareve deri me tash. Kam pare nga afer keto dite nje angazhim te madh e vetmohues te stafit shendetesore ne pergjithesi, familjare qe po i prisnin nen ankth minutat e fundit kur po u iknin nga kjo bote me te dashurit e tyre, kam perjetuar nga afer se si shume familjare nen lote ne sy, te lodhur nga skamja, nuk kane mundesi te blejne disa medikamente agresive anti virale, e te cilat pa fajin e mjekeve nuk ndodhen ne stok per t’u dhene pacienteve.

Nje mjek me tha se ne disa raste edhe u ka blere vet keto barna disa pacienteve, Remdesivirin te zeme, i cili me heret tregtohej e blehej ne shifra te çmendura deri ne 200 e 300 Euro. Tash i njejti bari mund te blehet dhe duhet te blehet ne barnatore private nga 30, 40 e 50 Euro sepse ky bari nuk ndodhet ne listen e barnave falas ne sherbim per te semuret.

Sherimi sipas tij ka kosto mijera euro, e kjo per xhepin e kuleten e kosovareve eshte nje problem serioz. Uroj te reagon Ministri i Shendetesise Arben Vitia per te sjelle vaksinat sepse kjo eshte sipas mjekeve zgjidhja e vetme!

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara