129 Aktakuza kundër 136 personave

11:17 | 28 Qershor 2022

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë themelore janë ngritur 129 aktakuza kundër 136 personave, për vepra të ndryshme penale, thuhet në Prokurorin e Shtetit.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 10 persona, si dhe është ushtruar një  kërkesë përcaktim të paraburgimit të një personi të dyshuar.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër persona, ka
paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, si dhe, ka ngritur 50 aktakuza kundër 52  personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona dhe ka ngritur 11 aktakuza kundër 11 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave për kryerjen e veprave penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 38 aktakuza kundër 42 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person të dyshuar, si dhe, janë ngritur nëntë aktakuza kundër nëntë personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale.Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 10 aktakuza kundër 11 personave, për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale