12 të vdekur dhe 410 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

14:59 | 15 Shtator 2021

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 22.671 doza të vaksinës kundër COVID-19, transmeton arbresh.info.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.089.615 doza të vaksinës.

Deri më sot 385.297 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 8.789 testime, 410 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 12 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.732 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 140.682.

Në total numri i rasteve aktive është 14.501./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara