Në 24 orët e fundit në Kosovë janë dhënë 12 mijë e 123 vaksina.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Nga kjo ministri kanë thënë se deri tani 400 mijë e 217 vaksina janë dhënë në vend.
269 mijë e 706 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë.
130 mijë e 511 persona me dozën e dytë të vaksinës.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.123 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 400.217 doza të vaksinës. Deri më sot 130.511 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.
Kujtojmë që gjatë ditëve të fundit është rritur numri i të infektuarve me COVID-19.
Nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i kanë kërkuar qytetarëve që të vaksinohen dhe të mbrohen nga virusi./arbresh.info/
Muric spektakolar në fitoren e Sassuolos, më i miri i ndeshj...
SHBA dhe Izraeli e ndoqën Khamenein për muaj të tërë, si u v...
Netanyahu: Fushata kundër Iranit vazhdon
Trump konfirmon vrasjen e 48 udhëheqësve iranianë
Njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovës të bllokuar në Em...
Alarm për Kupën e Botës: Konflikti SHBA–Iran rrezikon Finali...