Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme njoftuan se më 7 dhe 8 prill janë pranuar dorëheqjet e katër përfaqësuese të subjektit politik Lista Serbe nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve për komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, dhe dorëheqjen nga përfaqësuesi i subjektit politik GI SPO nga komuna e Mitrovicës së Veriut.
Gjatë mbledhjes u tha se ata të cilët ishin emëruar më parë nga KQZ për procesin e votimit pro apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni i tyre në këto komuna.
Pas pranimit të këtyre dorëheqjeve, KQZ u ka dërguar këtyre dy subjekteve politike kërkesën për zëvendësimin e anëtarëve të dorëhequr nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve.
“Kemi pranuar dorëheqjen e anëtarëve të KKZ-ve nga Lista Serbe dhe anëtari nga GISPO në komunën e Mitrovicës së Veriut. Lidhur me këtë sekretariati ka dërguar shkresën dy subjekteve për zëvendësimin e anëtarëve. Shkresa është dërguar sot dhe dorëzimi është 11 prill”, u tha në mbledhjen e KQZ-së./Arbresh.info/
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova